Tjetër grup trafiku në Athinë, si u kap në flagrancë vajza shqiptare teksa shiste drogë

608
Sekuestrohen 52 kg marijuanë në Athinë, ndërsa në pranga ranë 3 persona, mes tyre një shqiptare. Në kuadër të operacionit që ndërmori policia e Selanikut në bashkëpunim me atë të Athinës u kapën një burrë dhe tre femra të moshës 19, 34 dhe 53 vjeç dhe një 32-vjeçare shqiptare.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar një automjet u gjetën 48 pako me 51 kg 802 gram marijuanë, të cilat po tentonte t’i shiste 53-vjeçari grek me dy vajza, mes tyre shqiptarja.
Sakaq, policia sekuestroi gjithashtu në një banese 6 qese me 261 gr kokainë, 1 peshore, 6 celularë, si dhe sende të tjera e 360 euro.
Sigal