Tenton të vrasë mbesën, pranga xhaxhait, i gjendet armë në banesë

424
Sigal

PUKE – Një 44-vjeçar u arrestua në mbrëmje nga policia e Pukës pasi ka kërcënuar të vrasë me armë mbesën e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sakat të Pukës, ku pas denoncimit nga familja, policia arrestoi në flagrancë Bilbil Myftarajn. Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë 44-vjeçarin të tentojë të qëllojë me armë zjarri ndaj mbesës së tij 19-vjeçare me inicialet A.M. Banesat e dy vëllezërve Myftaraj ndodhen pranë njëra-tjetër ndërsa para kërcënimit me vrasje të mbesës, mësohet se 44-vjeçari ka debatuar me vëllain e tij.

Të arrestuarit Bilbil Myftarajt gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 2 mitraloz dhe një pistoletë, ndërsa aktualisht 44-vjeçari ndodhet në qelitë e paraburgimit në ambientet e komisariatit të Pukës.