“Stuhi” në polici! Lleshaj largon të emëruarit e Xhafaj

616
Sigal

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka firmosur disa ndryshime në nivel shefash komisariatesh në disa qarqe të vendit. Mësohet se janë ndryshuar shefat e komisariateve në Sarandë, Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lushnje dhe në Peqin. Mësohet se Syrja Bellaj është emëruar në krye të Komisaritatit të Sarandës. Më herët Bellaj ka mbajtur një detyrë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë si ekspert i kriminalistikës. Ai zëvëndëson në këtë detyrë Ilirjan Demajn, i cili i ka drejtuar blutë e Sarandës për një periudhë për 16 muaj. Ylli Doda do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa Arjan Doda Nëndrejtor i policisë së Qarkut Durrës. Vullnet Sila shkon shef komisariati në Elbasan; Edmond Meshini shef i komisariatit numër 3 në Tiranë. Edvin Ndreu pritet që të marrë emërimin si nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Po kështu Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier. Në Burrel ndërkohë shkon shef Ilirjan Demaj. Ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.