Shqiptari i arrestuar për kanabis: Isha vetëm kopshtari, më ktheni në Shqipëri

471
Patjon Velku u arrestua nga policia për shkak se në banesën e tij në Watling Street, Britani, i’u gjetën dhe sekuestruan më shumë se 300 bimë kanabisi.
Velku u dënua me 14 muaj burg në gjykatën e Shrewsbury pasi pranoi se kishte qënë i përfshirë në prodhimin e kanabisit. Por, gjykatësi Judge Peter Barrie ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për rolin e shqiptarit brenda banesës ku jetonte, pasi ai kishte çelsat për t’u kujdesur për banesën. 
Ai gjithashtu tha se Velku nuk kishte të drejtë të qëndronte në Britani, nuk mund të kërkonte një punë në rrugë ligjore dhe ishte kategori që mund të rekrutohej për këtë lloj pune, por s’mund të thuhej se kishte qënë i shantazhuar apo i detyruar. Avokati Brendan Reedu tha për Velkun se klienti i tij kishte qënë vetëm kopshtar dhe nuk kishte asnjë rol tjetër në atë lloj biznesi. Klienti, tha avokati, tani dëshironte të kthehej në Shqipëri, pasi kishte qënë i dobët dhe lehtësisht pre e të tjerëve.
Sigal