Shkrumbohet plotësisht kati i tretë i një pallati

117

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbur plotësisht katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë të Fushë Krujës.

Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e katit te tretë ku nga flakët ka marë flakë çatia e pallatit dhe zjarri për pasojë është shpërndarë në të gjithë katin pasi çatia e tij ishte tepër e vjetër dhe në shumë vende e ndërtuar me matetiale druri të vjetër.

Nga zjarri janë djegur 4 hyrje dhe katër familje kanë mbetur në qiell të hapur…

Për shuarjen e zjarrit jane angazhuar zjarrfikësja e Krujës dhe ajo e Vorës si dhe disa bote uji të bizneseve private të Fushkrujës…

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qene e shpejtë ka qenë e pamundur të evitohej djegia e tërë katit pasi zjarri i favorizuar nga era dhe nga materialet drusore të stazhonuara është përhapur me shpejtësi.

Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit…

Ndërkohë që 4 familje kanë mbetur në qiell të hapur në prag të dimrit.