Plot 464 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme nga policia në Shkodër. Gjatë një kontrolli të ushtruar në zonën e Shkodrës, uniformat blu kanë identifikuar dhe asgjësuar 354 bimë narkotike të mbjella në fshatin Barcollë dhe 110 në fshatin Vilë.
Pas asgjësimit të bimës narkotike, policia e Shkodrës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të kanabisit.