Shkodër, arrest me burg për pjestarin e grupit të minave

457
Gjykata ka dhënë sot masën e arrestit dënim me burg për Nadir Shirokun, i akuzuar për trafik të armëve dhe municioneve, prodhim dhe armëmbajtje pa leje. 45-vjeçari u arrestua në Shkodër më 13 prill 2013 si personi përgjegjës për përgatitjen dhe montimin e minave me telekomandë, të cilat u sekuestruan më 26 mars gjatë operacionit të policisë të koduar ‘Porosia’. Nadir Shiroku nga fshati Juban ka qenë i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe armbajtje pa leje dhe në vitin 2013 i dënuar me 8 muaj burg për përkrahje e autorit të krimit. Gjatë kontrollit në banesën e Shirokut, policia gjeti dhe sekuestroi: Dylbi Snajperi, Telekomanda, Karta telefoni, Dylbi, Aparat fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës, Usb, Disa lloje kacavidash, Disa lloje telefon celulare, Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë, Tela si dhe disa mila (llambushka te vogla)
Sigal