Sherri për radhën tek Pediatria mes 3 prindërve, policia: Ja si ndodhi ngjarja

622
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi ditën e sotme në Spitalin Pediatrik, ku tre prindërve janë konfliktuar në ambientet e këtij pavioni.
Ngjarja u regjistrua në 13:20, ndërsa shkak i sherrit është bërë radha për vizitën e fëmijëve. Gjatë dëshmisë së tyre, shtetasit me inicialet A.Sh. dhe D.F., pretendojnë se personi i tretë, punonjës policie private konkretisht shtetasi A.C., ka nxjerrë edhe armën.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në ambientet e urgjencës së Spitalit Pediatrik ka patur një konflikt. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve qe prisnin ne radhë për te vizituar fëmijët. Njëri prej tyre është punonjës i një Policie private konkretisht shtetasi A.C. Ata janë shoqëruar ne Komisariat për sqarimin e rrethanave. Ne deklarime dy shtetasit A.Sh. dhe D.F., pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.
Sigal