Sherr me thika mes dy burrave tek ‘Unaza e Re’, një i plagosur

209

Sherr mes dy personave në Tiranë, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi tek zona e ‘Unazës së Re’. Raportohet se dy burrat kanë nisur fillimisht të konfrontohen me fjalë dhe më pas degjeneruan në përdorimin e dhunës.

Ndërkohë, autori që tashmë është arrestuar, shtetasi me inicialet R. C. ka plagosur me mjet prerës 40-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk dihet. Ky i fundit fill pas ngjarjes u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI
Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia kap dhe shoqëron autorin.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :
– R. C.
Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.