Sekuestrohen 3.23 kg kanabis, policia shpall në kërkim dy poseduesit në Sarandë

398
Policia e Vlorës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 3.23 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis, ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy poseduesit e saj. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar një kontroll në njërën prej banesave të fshatit Ninat të Sarandës, ku është bërë i mundur konstatimi i kësaj lëndë narkotike. Blutë kanë shpallur në kërkim shtetasit, 27-vjeçarin Besmir Sulo, në banesën e të cilit është gjetur lënda narkotike, dhe 31-vjeçarin Erjon Sulo. Të lartpërmendurit dyshohen për posedimin e lëndës narkotike si dhe për “Armëmbajtje gjahu pa leje”. Ndërkaq, uniformat blu kanë bërë sekuestrimin e 3.23 kg lëndë narkotike dhe një armë gjahu ruse, në cilësinë e provës materiale.
Sigal