Rrezikohen disa banesa nga përfshirja nga flakët e një sipërfaqe me pisha në Shkozë

428
Një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Shkozës në kryeqytet. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen përreth.
Sipas banorëve të zonës, zjarrfikëset janë vonuar përreth 20 minuta, ndërsa flakët përparonin të favorizuara edhe nga era.
Fatmirësisht zjarrfikëset arritën të lokalizonin flakët në kohë, duke shmangur djegien e banesave
Sigal