Rrahu policin me mjete të forta, pranga 23-vjeçarit në Tropojë (Emri)

412
Një 23-vjeçar është arrestuar në qytetin e Tropojës pasi ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi policie.
Ritvan Buçpapaj, banues në fshatin Tpla, u arrestua ditën e djeshme në lagjen “18 Gushti”.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “18 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësin e policisë të DVKM Kukës, shtetasin E.I., banues në fshatin Llugaj, Tropojë,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise
Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Më datë 28.02.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ritvan Buçpapaj, 23 vjeç, banues në fshatin Tpla, Tropojë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “18 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësin e policisë të DVKM Kukës, shtetasin E.I., banues në fshatin Llugaj, Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal
Sigal