Rithehen sërish maskat, thyejnë xhamat dhe grabisin tre biznese në Tepelenë

437
Sigal

Pas grabitjes së argjendarisë në Lushnje, tre biznese janë vjedhur sot në orët e para të mëngjesit të në qytetin e Tepelenës. Raportohet se persona më maska kanë hyrë duke thyer xhamat në këto biznese dhe duke grabitur shuma të konisderueshme.

Personat kanë grabitur super market ZENELI, dyqan bulmeti ALIKO si dhe pasticeri DERVISHI.

Tek super market ZENELI, kanë marrë dhe sistemin e kamerave, pasi kanë bërë vjedhje te konsiderushme.

Policia në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.