Prokuroria kundër Nazime Vishës

53

Nazime Vishës, 22- vjeçares së dënuar me 10 vjet burg për “vrasje me paramendim”, i veniten shpresat për të përfituar nga amnistia e fundvitit 2015.
Nazime Visha në Gjykate

Prokuroria e Tiranës u shpreh dje kundër pranimit të kërkesës së saj për t’u kategorizuar te përfituesit nga ligji për amnistinë. Në seancë, prokurori tha se pasi ishte njohur me kërkesën e Vishës dhe aktet e paraqitura në gjykim, organi i Akuzës vlerëson se e dënuara Visha nuk i përmbush kriteret për t’u amnistuar. Sipas prokurorit, masa e dënimit të mbetur për të dënuarin është më e madhe se kriteri i përcaktuar në ligj për të përfituar uljen e 1.5 viteve nga dënimi. E dënuara Visha, e pranishme në sallën e gjyqit, pretendoi dje se i qëndron kërkesës, ndërkohë që gjyqtari Sokol Tona ndërpreu seancën për t’i dhënë palës mbrojtës kohë për t’i paraqitur konkluzionet përfundimtare me shkrim.