Prishet fejesa, dy familjet shqiptare në Itali sherr me thika

470
Prishja e një çifti shqiptar në Itali ka degjeneruar në dhunë verbale dhe fizike mes dy familjeve shqiptare. Dy familjet shqiptare kanë përdorur thika, shkopinj bejsbolli ndaj njëri-tjetrit pasi mësuan se fëmijët e tyre po ndaheshin. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mes një familjeje në Breshia dhe një tjetre në Desenzano. Bëhet me dije se familje që rrinte në Breshia ka shkuar me armë poshtë shtëpisë së familjes tjetër me të cilën kishin lidhur krushqinë. Në sherr janë përfshirë burra e gra si dhe fëmijë nga mosha 17 deri në 55 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal