Pranga 34 vjeçarit që simuloi ngjarjen për të përfituar azil

546
Një 34-vjeçar në Dibër është prangosur, pasi simuloi ngjarjen për të përfituar azil në vendet e BE. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 30 prill të këtij viti, rreth orës 23:00. Shtetasi Femi Nezha, 34 vjeç, banues në Laprakë të Tiranës, kishte shkuar në Lurë tek xhaxhai i tij, me inicialet Q.N. Dyshohet se pasi ka simuluar ngjarjen, ai ka njoftuar median dhe më pas policinë se ishte qëlluar me armë në drejtim të banesës së xhaxhait te tij ku ndodhej edhe ai.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është vetë Femi Nezha pasi dyshohet të ketë simuluar ngjarjen me qëllim përfitimin e statusit të azilantit në vendet e BE-së. Gjithashtu ai ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës duke fshehur gëzhojat në vendngjarje. Policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë një gëzhojë dhe një predhë plumbi në faqen e murit të banesës së shtetasit Q.N.
Sigal