Plagosja në Laç, arrestohet 21-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes

58
Një 55-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri një natë më parë në Laç pranë stadiumit të qytetit, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e një 21-vjeçari, i cili dyshohet si autor i plagosjes. Në pranga nga policia është vënë shtetasi Alberto Markaj, banues në Laç, i cili sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M.Ll. 55 vjeç. Policia bën të ditur se autorit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që ka përdorur, pistoletë Model 54. Aktualisht, 55 vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.