Plagosja me armë në Kavajë, zbulohet si e shpëtoi nga vdekja kalimtari shënjestrën

277

Një 53-vjeçar është plagosur sot në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në lagjen nr. 2, ku shtetasi Rexhep Tare është qëlluar me kallashnikov nga shtetasi me iniciale F. B., 31 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ka qenë ndërhyrja e një banori që i ka ulur kallashin personit që qëlloi, Rexhep Taren.

Informacion i Policisë së Kavajës:

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F. B., 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.