Pezullohen nga detyra drejtorët e Doganave në Sarandë, Fier, Vlorë

44
Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave për 10 mujorin e 2015-s, janë pezulluar nga puna disa persona në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Mësohet se janë pezulluar nga detyra drejtorët e degëve Sarandë, Fier dhe Vlorë, si rezultat i performancës së dobët, raportojnë mediat. Doganat vijojnë që të krijojnë gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH-ja në import.

Për 10 mujorin e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit mungojnë 10.9 miliardë lekë në krahasim me planin. Ndërkohë që në nivele shqetësuese mbeten edhe realizimi i investimeve me rreth 22 miliardë lekë më pak se plani.