Përplasen dy makina, zihen shoferët, parandalohet vrasja me thikë e të riut. Ja ku ka ndodhur ngjarja

490
Një aksident pa pasoja, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi të vërtetë, pasi njëri nga personat e përfshirë në këtë ngjarje ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të vrasë shoferin e mjetit tjetër.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Pogradec-Korçë, kur një i ri ka tentuar të vrasë me thikë një person,

Në pranga në flagrancë është vënë autori i dyshuar Marjo Xhangolli, 24 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë 28-vjeçarin me inicialet F. M., banues në Korçë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues të riun nga Korça me inicialet F. M., dhe tjetri me drejtues babain e Marjo Xhangollit, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet i mprehtë (thikë).

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pogradecit, për akuzën e “Vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.
Sigal