Përplasen dy makina në Fier, plagoset nëna dhe djali i porsalindur

640
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen “Sheq i Vogël”, ku mjeti tip “Benz” është përplasur me një tjetër mjet, e për pasojë u plagosën dy persona, nëna dhe djali i saj i porsalindur.
NJOFTIMI I POLICISE
Në datën 09.12.2017, në orën 16:50, në lagjen “Sheq i Vogël” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Sigal