Arben Imami: Ja si e mbaj mend lëvizjen e Dhjetorit dhe takimin me Ramiz Alinë

613
Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka folur për 8 Dhjetorin e vitit 1990, duke treguar se si ndihet në ditët e sotme kur kujton lëvizjen studentore. Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, Arben Imami thotë se është një hark kohor, dhe një sërë ngjarjesh, që kanë paraprirë pluripartitizmin në Shqipëri.
Arben Imami, pedagog në atë kohë, në vitin 1990, thotë se lëvizja studentore e 8 dhjetorit, është padyshim një ngjarje unike.
“Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk kam patur as pikëpyetje, as tensione, dhe as presione për t’iu bashkuar studentëve. Nuk e kam menduar gjatë, por u përfshiva, pasi nuk mund të mos ta shprehja atë që mendoja në atë kohë”, tregon Imami.
Ai ka rrëfyer edhe takimin me Ramiz Alinë, ndërsa tregon se pika kyçe ka qenë paraditja e 11 dhjetorit.
“Nga Universitet i Arteve u zgjodh Blendi Gonxhe dhe unë, për të marrë pjesë në takim. Fillimisht u bë një takim 3-4 orë, ku u diskutua se për çfarë do të flisnim në takimin me presidentin e kohës. Më pas i gjithë diskutimi ka qenë se çfarë partie do të bëjmë”, rrëfen Imami.
Sigal