Parandalohet vrasja, arrestohet 29 vjeçari, kërcënoi se do të vriste

408
Një vrasje është parandaluar rrethin e Devollit, ku policia ka arrestuar një 32 vjecar nga fshati Tren, i cili akuzohet për “vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Burime të policisë së Devollit bëjnë të ditur se u arrestua Klodian Karaxhaku 32 vjeç, pasi në një lokal të fshatit, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka kërcënuar me armë zjarri 29 vjecarin D.P.
Policia sqaron se “ndërhyrja e shokëve të tjerë, që kanë qënë së bashku me ta, si edhe ndërhyrja në kohë e Policisë, ka bërë të mundur, parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.”
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 Automatik model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal