Panik në Sarandë, vjedhje çdo natë në banesa e biznese, policia hesht

702
E ndërsa gjatë sezonit të verës, vjedhjet justifikoheshin me ardhjen e një kontingjenti të panjohur shtetasish, më shumë se një muaj pas përfundimit të sezonit, Saranda nuk gjen qetësi.
Në qytetin bregdetar raportohen pothuajse çdo natë vjedhje e tentativa të tilla, ndërkohë që asnjë autor nuk ka rënë në prangat e policisë.
Komunikatat zyrtare të policisë se 10 ditëve të fundit, raportojnë për të paktën 6 vjedhje biznesesh e banesash, ndërkohë që një burim pranë Prokurorisë se Sarandës tha p se numri realisht është më i madh, por ngjarjet nuk janë bërë publike. Rasti më i fundit raportohet të jetë ai i orëve të para të mëngjesit të së martës kur është tentuar të vidhet një biznes në lagjen nr.3.
Grabitësit kanë goditur me gur portën e biznesit, por nga zhurma kanë dalë banorët e pallateve dhe kanë trembur grabitësit, të cilët dëshmitarët thonë se ishin dy dhe u larguan me motor. Kjo ngjarje e ndodhur në biznesin e biznesmenit V.A., nuk është bërë publike gjithsesi në komunikatën ditore.
Ngjarjet e raportuara nga policia në 10 ditët e fundit janë:
1- Më datë 24.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur lokali i shtetases V.V., 34 vjeç, banuese në Sarandë, ku kanë marrë një televizor dhe nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2- Më datë 25.10.2017, në fshatin Gjashtë, para banesës, shtetasit F.K., 33 vjeç, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3- Më datë 23.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetasit A.V., 62 vjeç , ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. Komisariati i Policisë Sarandë.
4- Më datë 16.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur lokali i shtetasit M.I., 65 vjeç, banues në Sarandë, ku kanë një televizor plazma 42 polesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal. Komisariati i Policisë Sarandë.
5- Më datë 15.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Idriz Alidhima”, shtetases DH.V., 46 vjeç, banuese në Sarandë, i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.
6- Më datë 15.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur pajisje muzikore, mulli kafe, birra e kuti me akullore, në kioskën e shtetasit K.T., 56 vjeç, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Gjatë verës një tjetër situatë shqetësoi banorët e Sarandës. Dhjetëra makina u thyen gjate tre muajve e iu vodhën kasetofonat, në një seri ngjarjesh pa fund e krye. Policia fillimisht tha se këto kryheshin nga një malazez i cilësuar “ekspert vjedhjesh”, por ndërsa ngjarjet vazhdonin e malazezi konsiderohej i larguar në drejtim të paditur, enigma mbuloi gjithçka. E gjithë kjo situatë e kthen Sarandën pak vite prapa, kur në qytet vepronte një grup kriminal që u kthye në tmerrin e banesave e bizneseve.
Sigal