Pamje horror nga Fieri/ Pularia e përmbytur, shpezët e ngordhura e të mbuluara nga balta futen në thasë (Video)

378
Një pjesë e fshatrave të Fierit dhe të Vlorës provuan sërish këtë fillim shkurti përmbytjet dhe sigurisht që nuk kanë munguar as dëmet. Pamje të rënda vijnë nga fshati Qarr i Ferrasit, ku është përmbytur një pulari.
Pronarët dhe punonjësit shihen teksa mbledhin shpezët e ngordhura, pula e zogj të mbuluara nga balta dhe i fusin nëpër thasë. Sipas tyre bëhet fjalë për rreth 20 mijë zogj që janë mbytur nga prurjet e lumit Vjosë. Pronari thotë se dëmi llogaritet në rreth 6 milionë lekë të reja.
Nga përmbytjet e fundjavës së kaluar disa familje u evakuuan nga fshatrat përreth Vjosës, ndërsa pati operacione të shumta shpëtimi. Deri tani nuk është folur për dëmet e shkaktuara.
Sigal