“O Erjon o iriq, merr gomarin shko për fiq”, banorët tek Bregu i Lumit protestojnë në mbrojtje të pronës

466
Sigal

Ka nisur protesta e banorëve tek Bregu Lumit, të cilët ankohen se po u prishen banesat nga ndërtimi i Bulevadit të Ri.

Me parrullat dhe thirrjet “Shtëpiat tona do ti mbrojmë me gjak” si dhe “O Erjon o iriq, merr gomarin shko për fiq”, banorët shprehen shumë të indinjuar ndaj kryebashkiakut dhe qverisë.

“Kam katër muaji që po më rri fadroma mbi shtëpi. Taksat i kemi paguar të gjitha. Asnjë lloj investimi nuk më është sjellë nga bashkia. Është turp që disa media bëjnë emision se si bllokohet trafiku. Po më vret një shtet që nuk është shtet shqiptar. Do tu bashkohemi të gjitha protestave. I bëj thirrje të gjitha banorëve të periferisë së Tiranës të ngrihen dhe të mbrojnë pronat e tyre.” shprehen banorët.

Në oren 16.00 në Shkozë do të ketë protestë për mbrojtjen e shtëpive nga fadromat, të cilat do të shembin banesat në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re.

Në orën 17.00 tek Unaza e Re, banorët e Astirit do të kenë proteste kundër shembjes së shtëpive.