Një i arrestuar dhe një në kërkim, qëlluan me armë në ajër

389
Sigal

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Uniformat blu arrestuan një person, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetin bregdetar.
Sipas policisë, të shtënat me armë të cilat kanë përhapur panik tek qytetarët kanë ndodhur gjatë lëvizjes me mjetin tip “Porsche”, me targë AA964HB.
I arrestuar është shtetasi Ergest Sina, 24 vjeç, ndërsa vijojnë kërkimet e policisë për shtetasin me inicialet E.Gj.
Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.