Një 23 vjeçar mbytet në Gjirin e Lalzit

598
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Një djalë i ri rreth 23 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka gjetur vdekjen.

Ai ishte futur për të notuar në det por është nxjerrë në breg nga një djalë, i cili e kishte parë trupin duke lundruar pezull mbi ujë.