Nëna me dy fëmijët përplasen nga makina, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

439
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në kryeqytet pranë arkivës së shtetit. Një makinë ka përplasur një grua me dy fëmijë e cila kalonte rrugën. Sipas burimeve nga vendgjarja të plagosurit janë dërguar drejt spitalit ndërkohë që mësohet se gjendja shëndetësore e tyre është mjaft e rëndë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vengjarja ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorit
Sigal