Në pranga dy persona në Shkodër, akuzohen për vepra të ndryshme penale

450
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ka rënë në pranga 64-vjeçari, Kole Neziraj, banes në Golem, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar këtij personi i është gjetur dhe sekuestruar një dozë lëndë bimore me erë dhe karakteristika si ajo e kanabis sativa. Gjithashtu, është ndaluat edhe 35-vjeccari, Bledjan Mehmeti, banues në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës, Shkodër. Ky shtetas në aksin rrugorë Parrucë – Xhabije, Shkodër, duke drejtuar mjetin autoveturë Tip Fiat, me Targa SH 5440 E, ka aksidentuar këmbësorin, A. M., 70 vjeç, banues në Shkodër, i cili pasi ka marrë mjekimin e parë pranë Spitalit Rajonal Shkodër, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje kritike për jetën. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme penale.
Sigal