Merreshin me trafikun e qënieve njerëzore, në pranga 5 shqiptarë në Francë

449
Policia franceze dhe ajo britanike kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Mes të arrestuarve janë edhe 5 shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me një peshkatar francez dhe dy shtetas vietnamez për të trafikuar emigrantët nga tuneli Channel për në Britani të Madhe. Aksioni i policisë franceze u zhvillua në qytetin Lille. Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti të madh trafiku, drejtuar nga shqiptarët. Peshkatari kishte trafikuar emigrantët në Britani të Madhe me një varkë dhjetë vendëshe, ku për një rrugë ai fuste 20 emigrantë. Peshkatari merrte 1000 euro për çdo udhëtar, ndërsa u kap në flagrancë. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve në një konferencë për mediat tha se policia kishte shkatërruar një rrjet që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore, një aktivitet që ka vazhduar prej një viti. Të tetë të arrestuarit janë duke u mbajtur në Coquelles dhe ndaj tyre mund të ngrihen akuza për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm si pjesë e një bande të organizuar, duke rrezikuar me një dënim maksimal me dhjetë vjet burg.
Sigal