Me helikopter dhe me qen policie në ndjekje të burrit që dhunoi gruan

595
Që nga ora 13 e pasdites së të premtes e deri në mbrëmje vonë, Policia zvicerane e kantonit Aargau ka kërkuar një person, i cili kishte ushtruar dhunë mbi partneren e tij në komunën Boswil.
Në ndjekje të personit i cili përshkruhet si “i dhunshëm” u mobilizuan shumë policë të armatosur dhe qen policie e madje edhe një helikopter i policisë, bëjnë të ditur azonline.ch, 20minuten.ch, blick.ch etj.
Këtë mobilizim e ka konfirmuar edhe një zëdhënëse e policisë së Kantonit.
Me gjithë këtë mobilizim të madh, policia nuk dha detaje lidhur me rastin, transmeton albinfo.ch Ajo po ashtu nuk tha nëse personi i ndjekur ishte i armatosur.
E gjithë ajo që dihej ishte se ky person edhe në të kaluarën kishte pasur zënka me partneren dhe, se sipas fqinjëve, ai kishte ushtruar dhunë ndah saj, kur ajo donte të ndahej.
Policia kërkoi nga banorët e komunës që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së operacionit të kërkimit.
Sigal