Masakra në Thumanë, arrestohet Gurali Kora, në kërkim edhe 3 djemtë

485
Policia ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim, të dyshuar për vrasjet në Thumanë. Në pranga është vënë Gurali Kora, pas një operacioni special gjatë natës të komisariatit të Kurbinit, ndërkohë që janë në kërkim edhe 3 autorë të tjerë, të cilët janë djemtë e të arrestuarit. Një ditë më parë Policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që do japë informacion për vendndodhjen e autorëve të vrasjes së babë e bir dhe nipit të tyre 20- vjeçar në Thumanë të Krujës.
Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes 5 qershor, ku mbetën të vrarë babë e bir Fran e Arben Çeku dhe nipi i tyre 20 vjeçar Eno Rama. Vrasja e ka zanafillën në një konflikt të rreth 1 muaji më parë mes shoferave të furgonave. Sipas policisë së Durrësit, Arben Çeku, i kthyer pak kohë më parë nga Italia, afro një orë para krimit të rëndë i ka kërkuar llogari Pëllumb Korës për ngjarjen e një muaji më parë ku sëbashku me vëllezërit e tij kishin rrahur shokun e Arbenit, i cili punonte gjithashtu si shofer furgoni.
Kjo nuk është pritur mirë nga vëllezërit Kora, të cilët kanë nisur të konfrontohen fizikisht me Arben Çekun brenda ambienteve të lokalit, ku vetëm pas ndërhyrjes së klientëve janë larguar. Por, kur të gjithë mendonin se konflikti ishte mbylluar mes tyre, antarët e familjes Kora kanë marrë armët dhe i kanë vrarë në banesën e tyre tre anëtarët e familjes Çeku, ndërsa lanë të plagosur 66- vjeçaren Luçie Çekun, bashkëshorten e Fran Çekut.
Sigal