Lidhin rojen dhe marrin kasafortën me 30 mijë euro, si u grabit mobilieria në Tiranë

569
Sigal

Një mobilieri është grabitur gjatë natës së kaluar në rrugën Tiranë-Ndroq, në vendin e quajtur ura e “Beshirit”.

Raportohet se dy grabitësit ende të paidentifikuar pasi kanë lidhur rojen e mobilerisë, kanë marrë kasafortën me rreth 30 mijë euro dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve.

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.06.2018, në rrugën Tiranë-Ndroq në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.