Lezhë/ Shisnin libra shkolle pa faturë, procedohet drejtoresha e gjimnazit dhe dy të tjerë

583
Policia e Lezhës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtoreshën e një gjimnazi, pronarin e një librarie dhe punonjësin. Burime nga policia bëjnë me dije se procedimi ka filluar për shtetasen Y.C., 54 vjeçe, banese në Lezhë, Drejtoreshë e gjimnazit “Hydajet Lezha”, shtetasin K.C. 24 vjeç, pronar i librarisë dhe M.N. 58 vjeç, i punësuar tek libraria.

Hetimet kanë nisur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bibliotekën e gjimnazit, shtetasit K.C., iu konfiskuan 3412 libra shkollore të pa shoqëruar me faturën tatimore. Ndërsa shtetasit M.N. dhe Y.C. nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të hapur derën e shkollës, ku do ushtrohej ky kontroll në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Lezhë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Sigal