Lezhë/ Grabitet kisha e Shën Kollit, dëmtohen ikonat e shenjtorëve

500
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë orëve të natës në Lezhë. Grabitësit nuk kanë kursyer as një objekt kulti, duke vjedhur sende me vlerë në kishën e Shën Kollit. Madje autorët kanë dëmtuar ikona të shenjtorëve.
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor i Policisë së Lezhës, që po punon për zbardhjen e saj. Janë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Sigal