Lë të vdekur dy persona, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

565
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur ‘Lapidari’, në Burrel, ku si pasojë ka mbetur i vdekur dy persona, dhe një plagosur.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Më pas, makina ka përplasur edhe dy kalimtarë, çka ka bërë që 29-vjeçari Gentjan Hani të gjejë vdekjen, ndërsa A.B, rreth 35 vjeç, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës.
I plagosuri 18-vjeçar me iniciale E.H, po transportohet drejt spitalit te Tiranës, ndërsa drejtuesi i makinës mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të shoferit.
Sigal