Krujë, s’e linte të shiste lokalin, vëllai vret vëllain me pistoletë

150

Vetëgjyqësia, shoqëruar me viktima, vazhdon të mbetet një problem i mprehtë social e shoqëror 

Konfliktet e pronësisë vazhdojnë të shënojnë viktima të tjera, ndërkohë, kjo plagë e rëndë shoqërore e sociale nuk po përballet me forcën e ligjit nga strukturat përkatëse shtetërore dhe atë të parandalimit nga përgjegjësia e puna e vetë komunitetit.

Mëngjesi i ditës së premteje ka nisur me një krim brenda familjes në Krujë. Vëllai vrau me armë vëllain për motive pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:25 në fshatin Bushnesh, Komuna Thumanë e Krujës, në afërsi të dy bizneseve të vëllezërve.  Mësohet se, Pal Marku 52 vjeç, baba i tre i fëmijëve ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë nga vëllai i tij, Petriti, 45 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Bushnesh. Pas ngjarjes, vëllai i tij, Petrit Marku njëherësh autor i vrasjes, nuk e ka mbajtur dot mbi “supe” këtë krim dhe është vetë dorëzuar në Policinë e Laçit, ndërsa ka dorëzuar dhe pistoletën e krimit, model 54. 45-vjeçari Petrit Marku ka rrëfyer në polici se i vëllai nuk e linte te shiste një lokal që e kishte në pronësi dhe për këtë ata ishin grindur disa herë. Mëngjesin e djeshëm, Petrit Marku është nisur drejt servisit të të vëllait (që ndodhet fare pranë me lokalin e tij) dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij me pistoletë. Familja kishte ardhur prej disa vitesh nga një fshat i thellë i Mirditës, ndërsa ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e fshatit dhe më gjerë.