Kreu i Inspektoratit të Punës në Shkodër, goditet me levë e mjete të forta

416
Kreu i Inspektoratit të Punës në Shkodër është dhunuar nga persona të paidentifikuar ndërsa shkonte në punë mëngjesin e sotëm. Agim Shimaj është qëlluar me levë në kokë dhe sende të forta në trup ndërsa shkonte në zyrën e tij.
Mësohet se kanë qenë dy persona që i kanë zënë pritë dhe e kanë goditur. Sipas kallëzimit që ka bërë vetë Shimaj në polici nuk dihet ende motivi ose shkaku. Policia nuk bën të qartë nëse vetë Shima ka identifikuar autorët. Kreu i Inspektoratit të Punës është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar drejt komisariatit për të denoncuar dhe dhënë deklaratën e tij. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Sigal