Mbi 8000 emigrantë hyjnë në Serbi pas hapjes së kufirit të Maqedonisë

448
Serbia vijon të presë një valë të madhe klandestinësh që po hyjnë nga kufiri maqedonas. Vetëm mëngjesin e sotëm, numri i tyre arriti në mbi një mijë.
Ndërsa janë të paktën 7 mijë refugjatë, burra, grad he fëmijë të cilët brenda natës së të shtunës dhe të dielës janë larguar nga Maqedonia drejt Serbisë jugore, bën të ditur UNHCR duke nënvizuar se pritet që ky numër të rritet më shumë.
UNHCR nënvizon se qeveria maqedonase do të mbajë të hapur kufijtë për refugjatët që ikin nga vendet që janë luftë
Në Serbi UNHCR po punon me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare për të siguruar ushqim dhe strehim për emigrantët por duhen më shumë fonde përfshi dhe “batanije, tenda dhe objekte të tjera për magazinim” thuhet në një deklaratë informon AFP
Në të njëjtën kohë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bëjnë thirrje për më shumë mbështetje për dhjetra mijëra emigrant që hyjnë në Europë përmes Ballkanit Perëndimor.
Është e nevojshme një bashkëpunim më i lartë dhe përpjekjeve të përbashkëta në mënyrë që të zgjidhen nevojat humanitare të emigrantëve” thuhet në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe.
Sigal