Korçë/ Plagosi 48-vjeçarin, arrestohet autori

467
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Nikolla Zyberi, 60 vjeç, banues në fshatin Belorta-Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, dje në Belorta, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta (shkop) në fytyrë, shtetasin A.G, 48 vjeç, banues në Korçë, duke i shkaktuar këtij të fundit plagosje të rëndë, e dëmtime serioze në shikim. Shtetasi i mësipërm, ndodhet në Spital, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.
Sigal