Kërcënoi ish të dashurën në Facebook, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

421
Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës, pasi ka kërcënuar me jetë ish të dashurën e tij. Mësohet se është ndaluar shtetasi Erigest Shkëmbi, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. D., 25 vjeç, banues në Korçë, si dhe shtetasja J. S., 20 vjeç, banuese në fshatin Voskop. Këta dy shtetas kanë deklaruar se në lagjen 3 në Korçë janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë nga Shkëmbi. Ndërsa, ky i fundit ka pretenduar se ka pasur një lidhje dashurie me 20-vjeçaren. E reja është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me telefon, si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, nga 24-vjeçari. Ndërkohë, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme penale.
Sigal