Kapet pas 5 vjetësh arrati, peqinasi me katër emra i dënuar 20 vjet për vrasje

398
Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”

Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Elbasanit, gjatë një pune intensive 1 mujore në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Astrit Sufali alias Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.
Sigal