Kapet me 20 kg drogë pronari i një kompanie nafte në Shqipëri, pranga biznesmenit grek

518
Një biznesmen grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi është arrestuar në shtetin fqinj pasi u kap me drogë.
Media greke “The Toc” raporton se biznesmeni, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në Larisa pasi iu gjetën 20 kg kokainë. Përveç tij në pranga ranë edhe tre shtetas shqiptarë, trafikantë droge në Ballkan.

Biznesmeni i arrestuar në Larisa ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë. Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, ku përveç drogës biznesmenit iu sekuestrua dhe një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera.

Policia ia ka zbuluar 10 kg kokainë në depon e biznesmenit në Lazarina, kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash në pronësi të një shqiptari.
Sigal