I lë lekët e biznesit në loto, menaxheri telefonon policinë: Më grabitën disa persona me armë

539
Zbardhet ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Burime policore thanë se gjatë ditës së sotme kanë marrë një denoncim për një grabitje me dhunë të ndodhur në zonën e Brrylit.
Por gjatë hetimeve është zbardhur e vërteta e ngjarjes së ndodhur. Menaxheri i një supermarketi mësohet se e kishte sajuar grabitjen, pasi i kishte lënë lekët e xhiros në një loto.
Në pranga është vënë Albi Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person ditën e sotme rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.
Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky person ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të Albi Çelikut për “Kallëzim i rremë në organet e policisë”.
Sigal