Një makinë në pronësi të një punonjës policie është djegur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa sipas policisë makina është lagur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka.
Ngjarja ka ndodhur në Ishull-Lezhë, pranë autostradës. Mjeti është në pronësi të një punonjësi të policisë rrugore në Policinë e Mirditës me inicialet A. T.