I bënë pritë në derën e banesës, kush është 43-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër

315

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Sume të Dukagjinit.

Burime bëjnë me dije se viktima është Gjergj Krygja, i cili është qëlluar në afërsi të banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.