Hashashi “pushton” Shqipërinë, në 24 orë digjen 21 500 bimë

44
Në të gjithë vendin, vazhdon zbulimi dhe asgjësimi i bimëve narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të pyllëzuara dhe pronarë. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka asgjësuar me anë të djegies plot 21.500 bimë narkotike kanabis sativa. Sipas njoftimeve të policisë për evidentimin dhe asgjësimin e drogës, në Pukë ka qenë numri më i madh i bimëve me kanabis të asgjësuara, që pasohet nga Tepelena dhe Kruja.
Konkretisht, asgjësimi i drogës në të gjitha qytetet për 24 orë:
1-Krujë
-në fshatin Gramës te bregu lumit, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 2920 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
2-Lezhë
-në fshatit Selitë dhe Delbnisht, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 2150 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
3-Bulqizë -Dibër
– në fshatin Tërnovë një tokë të shpyllëzuar u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 593 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
4-Vlorë
-në fshatin Borsh, në 3 parcela te “Arrat e Shurdhës” dhe në fshatin Mazhar në 3 parcela te “Maja e Vejave”, ne faqen e malit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1445 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
5-Tepelenë
– në fshatin Rexhinë, në vendin e quajtur “Përroi Kocanjës”, dhe në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj, te “Pylli i Koçimares”, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 3266 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
6-Pukë
– në 5 parcela në fshatin Dush, dhe në 7 parcela në fshatin Karmë, uu gjetën e asgjësuan 10850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
7-Malësi e Madhe- Shkodër
në një 1 parcelë në pyllin e fshatit Kurte, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 276 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.