Gomonia me 1.6 ton drogë, ja kush janë skafistët, 1 italian dhe 2 nga Saranda. Si iu vuri policia GPS në…

448
Zbulohen detaje të reja nga kapja e gomones me 1.6 ton drogë në Greqi të nisur nga Shqipëria. Ndonëse nuk jepen identitetet e plota të skafistëve, Mesohet se 2 nga skafistë janë nga Saranda dhe i treti është italian .
Dy personat nga Saranda janë djem të rinj me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh. Mësohet se gjithashtu se ky ishte një grup i strukturuar kriminal dhe se të tre këta persona kanë kryer trafik edhe më parë me gomonen e kapur.
Po kështu burimet thanë se njëri nga skafistët, sarandiot 32 vjeç ka plagë me plumb në shpatull. Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore.
Policia greke iu kishte vendosur GPS në gomone skafistëve, çka tregon se hetimet po bëheshin prej kohësh dhe policia ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të trafikut të drogës. Sipas të dhënave, trafikantët kanë kryer 3 rrugë me këtë gomone.
Sigal