Gjyshja shpëton fëmijët nga tërmeti, i fshehu poshtë krevatit

51
Mes rrënojave të qytezës së Amatrices e cila u shkatërrua këtë mëngjes, një histori e një zonjë dhe dy nipëve të saj, përfundoi e lumtur. Dy vëllezër të moshës 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, për shkak se gjyshja e tyre i kishte thënë të futen poshtë krevatit. Dy djemtë kishin shkuar për një vizitë por tërmeti për pak sa nuk u solli vdekjen. Sigurisht që nuk mund të flitet për lumturi mes rrënojave që kanë marrë jetë njerëzish, por fatmirësisht, dy vogëlushët i shpëtuan mirë kësaj tragjedie. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vijojnë të gërmojnë në rrënoja me shpresën se do të gjejnë të mbijetur të tjerë.